isa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për disa orë ditën e nesërme, për shkak të punimeve që po kryhen në rrjet.

OSHEE bën me dije se po ndërhyhet në mirëmbajtjen e kabinave dhe për pasojë, nga ora 09:00 deri në orën 16:00 do të mbesë pa drita Rruga “Albanopoli pranë shkollës “Qazim Turdiu”.

Po ashtu pa drita do të mbesin pjesërisht “Rruga e Kosovarëve”, rruga dytësore Vorë-Rinas pranë rrethrrotullimit Vorë, rruga ‘Rrapo Hekali’ dhe rruga ‘Besim Alla’, ndërsa energjia do të stakohet nga ora 09:00, deri në orën 17:00.