Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik, pasditen e sotme, pasi si pasojë e një aksidenti kanë humbur jetën pesë persona. Një mjet tip “Land Rover” është përplasur me një furgon, i fundit ky që ka rënë në humnerë. Pesë viktimat ishin pasagjerë të furgonit që ishte nisur nga Tirana dhe destinacion kishte Sarandën. E vetmja e mbijetuar nga furgoni që ra në humnerë është një vajzë, e cila është transportuar në spital dhe ka pësuar disa fraktura.

Në një prononcim për mediat, motra e të mbijetuarës tregon se e plagosura ishte nisur drejt Sarandës ku do takohej me të motrën, për të vazhduar pushimet sëbashku. Po ashtu ajo ka bërë me dije se ditën e djeshme motra e mbijetuar i ka thënë se kishte një parandjenjë të keqe.

“Ishte shumë e tronditur dhe qante. Tha që ishte mirë më dhemb krahu. Kam pasur komunikim 1 minutë me telefon, nuk ka fat më të madh. Motra po vinte te unë, se isha me pushime në Sarandë dhe më tha që kam një parandjenjë të keqe që dje”, tha motra të mbijetuarës.