Sergio Ramos ka reaguar pas transferimit të Leo Messit në Paris Saint-Germain. Dihet tashmë për armiqësinë e tyre në kohën kur Ramos luante për Realin dhe Messi për Barcelonën, ndërsa që nga ky sezon do të luajnë së bashku.
Ai në profilin e tij në Twitter shkroi: Kush do të thoshte që do të vinte dita të luanim bashkë? Ai gjithashtu i uroi mirëseardhje Messit bashkë me dy fanellat e tyre.