Këshilli drejtues i Real Madrid, i mbledhur sot, ka vendosur unanimisht të ndërmarrë aksione ligjore, civile dhe penale, kundër presidentit të La Liga-s, Javier Tebas, dhe përgjegjësin e fondit CVC, Javier de Jaime Guijarro, dhe kundër fondit CVC.

Ka qenë klubi spanjoll që e ka lajmëruar me një komunikatë zyrtare. Në të njëjtën kohë, Real Madrid ka bërë të ditur se do të ndërmarrë veprime ligjore për të anuluar marrëveshjen e arritur me fondin në fjalë në Asamblenë e Ardhshme të La Liga-s, që do të mbahet 12 gushtin e atdhshëm.