Medhi Benatia beson se Real Madridi ka bërë gabimin më të madh të dekadës, duke e shitur më të mirin e tyre, Cristiano Ronaldon.

Që nga viti 2018, Ronaldo është pjesë e Juventusit ku ka shënuar 100 gola për tre sezone.

Ai, pavarësisht tashmë 36-vjeçar, vazhdon të jetë klinikal para portës së kundërshtarëve dhe vendimtar për Zonjën e Vjetër.

Tashmë ka zëra se CR7 mund të largohet nga Torino, por Medhi Benatia shpreson që Juve të mos e bëj atë gabim, siç e kishte bërë Reali vite më parë.

“Real Madridi gaboi duke e shitur Ronaldon, Juventusi nuk duhet të bëjë gabimin e njëjtë”, tha Benatia, i cili e ka veshur fanellën e Juves për disa sezone.