Heqja e kufizimeve shëndetësore në Norvegji do të jetë e kushtëzuar me vaksinimin e popullsisë së saj, në mënyrë që të mbrohet nga një valë e re e pandemisë COVID-19, njoftoi sot qeveria. “Hapi përfundimtar në heqjen e kufizimeve do të zbatohet tri javë pasi kushdo mbi moshën 18 vjeç të jetë vaksinuar me dozën e parë”, tha qeveria, që tani pret heqjen e kufizimeve rreth 6 shtatorit. Deri më sot, rreth 87,2% e popullsisë së rritur ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 në Norvegji. Por, vetëm disa ditë para fillimit të vitit shkollor, autoritetet kanë frikë nga një rritje e rasteve të infektimit. “Gjatë tri javëve të ardhshme (…), edhe pse jemi vaksinuar, ne duhet të vazhdojmë të ruajmë distancën nga njëri -tjetri në hapësirën publike, të qëndrojmë në shtëpi kur jemi të sëmurë, të testojmë veten dhe t’i mbajmë duart të pastra”, tha ministri i Shëndetësisë, Bent Høie, në një konferencë për shtyp. “Numri i infeksioneve po rritet dhe ne po shohim fillimin e valës së katërt”, shtoi ai.
Sidoqoftë, qeveria njoftoi sot, gjithashtu, përfundimin e masës së arsimit në distancë për studentët. Norvegjia, ku epidemia COVID-19 është kryesisht nën kontroll, filloi në mes të qershorit fazën e tretë të planit të saj me katër faza për të hequr kufizimet. Vendi ka regjistruar 143 207 raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, përfshirë 808 vd ek je.