Sot Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të suksesshme në industrinë muzikore dhe duket se kjo ka qenë ëndrra e saj e fëmijërisë që ka mundur ta bëj realitet. Dikur Dhurata ishte fanse e artistëve të mëdhenj shqiptarë e sot pozon përkrah tyre si kolege.
Ditën e sotme këngëtarja ka ndarë në Instagram një foto shumë të veçantë të saj përkrah Sabri Fejzullahut. Ajo ka bashkuar dy imazhe, njëri prej i shkrepur shumë vite më parë kur Dhurata ishte ende fëmijë dhe pozonte me Sabri Fejzullahun, që duhet të ketë qenë një nga këngëtaret e saj të preferuar asokohe. Ndërsa në foton tjetër ajo shihet po ashtu përkrah Sabri Fejzullahut, por fotografia është bërë ditët e fundit, tashmë që Dhurata është një artiste e arrirë. Siç duket Dhurata është emocionuar shumë nga ky kolazh dhe menjëherë e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Kujtojmë se para disa ditësh, Dhurata Dora publikoi bashkëpunimin e parë me Noizy-n, me titull “Mi Amor”. Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku dhe u kthye menjëherë në një nga hitet e kësaj vere.
Mirëpo duket se Dhurata dhe Noizy nuk do e mbyllin me kaq me bashkëpunimet e tyre. Është mësuar se Dhurata dhe Noizy kanë bërë gati dhe një tjetër këngë të përbashkët. Detajet për këtë projekt të dytë mes artistëve nuk dihen ende, por mendohet se nuk do të vonojë dhe shumë. Thuhet se kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të ri të Noizy-t dhe me shumë mundësi dhe pjesë e atij të Dhuratës.