Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi janë rivalë prej vitesh: në fushat e blerta, në fitimin e trofeve dhe çmimeve të ndryshme, por edhe në rrjetet sociale. Ylli portugez i Juventusit mban rekordin e ndjekësve në Instagram, me mbi 326 milion persona, ndërsa “pleshti” argjentinas numëron 249 milion ndjekës. Gjithsesi, transferimi i 34-vjeçarit nga Barcelona te PSG ka sjellë “parakalimin” e CR7, duke vendosur një rekord në tre postimet e fundit në Instagram.

Në secilën prej tyre, Messi ka arritur të kalojë kuotën e 20 milion pëlqimeve. Tre postimet e kryera brenda një muaji (fitorja e Kupës së Amerikës, imazhet e para me PSG dhe konferenca e lamtumirës nga Barcelona), kanë arritur shifrën e 63.4 milion pëlqimeve, diçka që s’e kishte arritur askush më parë.