Piloti gjerman Nico Rosberg është i vetmi që ka mposhtur britanikun Lewis Hamilton dhe është shpallur kampion bote në Formula 1 (sezoni 2016) gjatë viteve të dominimit të Mercedes. Ata kanë qenë shok skuadre të makina gjermane, poir mes tyre dualizmi dhe rivaliteti në pistë ka qenë shumë i madh.

Saipas Rosberg, piloti i Red Bull, Max Verstappen, që këtë vit po duelon me Hamilton për titullin, duhet të ndryshojë mentalitet në mënyrë që t’ia dalë mbanë. “Është e nevojshme që Verstappen të ndryshojë mentalitet në duelin ndaj Hamilton. Kjo ishte ajo që bëra unë pas disa dështimeve që pata ndaj Lewis”, tha Rosberg.

Ai kujton momentin që bëri ndryshimin e madh: “Kisha humbur 3 sezone radhazi duelin me Lewis dhe në sezonin e fundit kisha vuajtur shumë. U mbylla me çelës në dhomën time të hotelit dhe i vura detyrë vetes të shtyhesha përtej limiteve, pa pushim. Kjo më ndihmoi të përmirësoj motivimin tim dhe natyrisht objektivin”.