Greqia ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19. Sipas autoriteteve të shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3538 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 573.605.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 28 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar13,539 viktima.