Nga Dritan Hila
Canadair, Viking, Bombardier jane emrat qe njihen avionët e shuarjes së zjarreve. Kushtojnë nga 35-65 milionë dollarë për njësi. Po kaq kushton mbajtja e tyre operative për dhjetë vite. Përjashto këtu trajnimin e pilotëve të cilët duan një trajnim special. Një fluturim i tij kushton 6-15 mijë dollarë për një orë fluturimi, plus karburant. Për të shuar një sipërfaqe prej 200 ha pyje, mes kostove të fluturimeve, shpenzimeve për zjarrfiksit dhe ushtrinë dhe atyre për humbjen e faunës dhe rigjenerimin e sipërfaqeve të djegura, duhet të shpenzohen 50 milionë euro. 200 ha (2 km2) janë vetëm një pjesë e sipërfaqes që u dogj në Karaburun ( i gjithi ka sipërfaqe 62 km2). Ndërsa 50 milionë euro është 1/4 e buxhetit vjetor të ushtrise shqiptare.
Edhe shtete si Italia ka 19 avionë kundër zjarrit nga të cilët vetëm 14 operativë. Kurse Greqia një të këtij klasi dhe 11 të vjetëruar tipi Canadair CL 215.
Një orë fluturimi me helikopter kushton 2-10 mijë euro.
Rrjeti i varfër rrugor shqiptar e bën të pamundur përdorimin e makinave zjarrfikse të cilat janë joefektive në rastet e zjarreve masive. Ndërsa kostot e larta të flotës ajrore të pamundur mbajtjen e saj. Sado të ulëta të jenë rrogat e punonjësve shqiptarë të zjarrfikseve dhe ushtrisë, nuk i ulin kostot e larta të zjarshuarjes. Të parandalosh është më mirë sesa të kurosh, është një proverb i vjetër.
Këto shifra janë për të gjithë ata që me mendjelehtësi i vënë zjarrin pyjeve dhe për të kuptuar sa ju kushton atyre qe na ndihmojnë.