Këngëtarja shqiptare, Poni është shumë hermetike dhe e rezervuar kur bëhet fjalët për familjen e saj. Fotot që poston me djalin në rrjetet sociale janë të rralla, ndërsa fotot me bashkëshortin pothuajse mungojnë. Ndërkohë, kësaj radhe e ka “thyer rregullin” dhe ka publikuar foto të të birit. Shkak për këtë është bërë 10-vjetori i tij i lindjes dhe me këtë rast këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj një foto teksa ai fryn qirinjtë e tortës. Krahas këtij imazhi, ajo i ka dedikuar fjalët më të ndjera bekimit të saj.

“Në këtë orë, para 10 viteve erdhe në jetë ti dritë e syve të mi! Faleminderit zot për bekimin më të madh në jetë! U bëfsh 100 vjeç shpirti im i bukur”, ka shkruar Poni krahas fotos.

Kujtojmë se para pak muajsh, Poni humbi njeriun e shtrenjtë, kushërirën e saj të cilën e konsideron si një motër. Këtë lajm të hidhur e dha vetë artistja përmes një postimi mjaft në rrjete sociale.

“Kush do me zgjoj nga kjo enderr e keqe, e tme thote se ti je me ne E bukura ime ti! Per cfare te qaj motra jote per ty , per rinine tende apo tre yje qe ke lene mbrapa . O zot i madh ma bej engjell kete lule te bukur , qe na copetoj zemren! Mos ki merak e shtrenjta ime per Elen ,Naden dhe Martinin do tu gjendemi gjithmone prane sa te mundim. Kur te vi ne itali une do pres te hysh si flutur , e te ulesh ne supin tim e te kendosh bashke me mua o e bukura ime”, ka shkruar Poni.