Tashmë është zyrtare, Raphael Varane është lojtar i Manchester United.

Francezi që u largua nga Reali pas 10 sezonesh, ka zbritur në “Old Trafford”, duke u prezantuar para mijëra tifozëve në sfidën ku United mundi 5-1 Leeds United.

Varane ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Unitedin, deri në vitin 2025. Ai do të mbajë fanellën me numrin 19.

‘Manchester United është një nga klubet më të mëdha në botë dhe s’mund të refuzoja një mundësi për të ardhur dhe për të luajtur në Premierligë. Dua të arrij edhe më shumë në karrierë dhe e di se i jam bashkuar një skuadra me shumë lojtar të shkëlqyer që janë të përkushtuar për të fituar sa më shumë trofe. Dua të lë gjurmë këtu dhe do të jap gjithçka për të shkruar historinë me këtë klub‘, është shprehur Varane.