Vendi ynë vijon të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm cilat do të sjellin mbizotërim te kthjellimeve në pjesën më të madhe të Shqipërisë në pothuajse gjithë ditën. Por në zonat e thella malore priten kalime të lehta të vranësirave gjatë mesditës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mengjes, por ulen ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 38°C.

Era do te fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Perendimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 balle.