Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, vizitoi sot një biznes prodhimi të shapkave dhe pantoflave me material të riciklueshëm. Shalsi vuri theksin mbi lehtësirat që mund të krijojë qeveria për të gjithë bizneset e kësaj kategorie prodhuese që duhet të konkurrojnë fort me importin. “Me dëshirën për të investuar, me zellin për të punuar dhe i vendosur për të provuar veten, Kidi, që në vitin 2013, duke parë një mungesë në treg, ju fut rrugës së prodhimit të shapkave dhe pantoflave me material të riciklueshëm”, u shpreh Shalsi.

“Në ambientet e pastra dhe të rregullta, kryhej i gjithë procesi i prodhimit të 30 llojeve të produkteve, ku aktualisht kishin arritur të plotësonin kërkesat rritëse të tregut vendas, duke filluar edhe eksportet me Kosovën”, theksoi Shalsi. “Mbajta shënim disa sugjerime mbi lehtësirat që mund të krijojmë jo vetëm për Kidin që kishte plan për të zgjeruar aktivitetin, por edhe për të gjithë bizneset e kësaj kategorie prodhuese që duhet të konkurrojnë fort me importin”, tha Shalsi.