Xherdan Shaqiri ka pranuar ofertën e Lyonit për pagën e propozuar, teksa tani mbetet vetëm dakordimi mes dy klubeve për çmimin e transferimit. Lyoni ka ofruar gjashtë milionë euro, por Liverpooli po kërkon tetë milionë.
L’Equipe shkruan se paga e tij do të jetë 350 mijë euro në muaj për tri vite. Kjo është paga më e lartë qëkur Depay u largua këtë verë. 29-vjeçari ka qenë pjesë e Liverpoolit për tri vite, por nuk ka arritur ta sigurojë vendin e titullarit, ndërsa kalimi në Lyon do t’i mundësonte shumë më shumë minutazhë.