SHBA është parashikuar të shohë afro 100,000 më shumë vd ek je nga COVID-19 deri më 1 Dhjetor. Por ky parashikim i zymtë mund të ndalet sipas ekspertëve të shëndetit nëse të gjithë mbajnë maska në hapësirat publike. Pra thënë ndryshe, ajo që koronavirusi ka rezervuar këtë vjeshtë varet e gjitha nga sjellja njerëzore.
“Sjellja me të vërtetë do të përcaktojë nëse, kur dhe sa do të zbutet vala e tanishme,” u shpreh Lauren Ancel Meyers, drejtoreshë e Konsorciumit të Modelimit të Universitetit të Teksasit COVID-19.
Shtetet e Bashkuara janë në kthetrat e valës së katërt të infeksionit këtë verë, e shkaktuar nga varianti Delta i cili është përgjegjës për rritjen e rasteve me koronavirus, shtrimeve në spitale dhe humbjeve të jetëve. Vdekjet janë mesatarisht më shumë se 1,100 në ditë, duke e kthyer situatën e Marsit e për pasojë spitalet në SHBA po përballen me një fluks pacientesh të paprecedentë .
Mes alarmit mbi variantin Delta javët e fundit, rënia e vaksinimeve ndryshoi situatën. Numri i vaksinimeve të shpërndara në ditë është rritur rreth 80% gjatë muajit të kaluar në një mesatare prej rreth 900,000.
Një numër në rritje i punëdhënësve po kërkojnë që punonjësit e tyre të vaksinohen pasi qeveria federale dha miratimin e plotë të vaksinës Pfizer në fillim të kësaj jave. Në SHBA, 52% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar dhe 61% kanë marrë së paku një dozë.