Departamenti i Shtetit ka lëshuar një njoftim të ri për qytetarët amerikanë në Kabul duke u kërkuar atyre dhe familjeve të tyre që të udhëtojnë drejt aeroportit të qytetit “sa më shpejt të jetë e mundur”. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk mund të sigurojë kalim të sigurt në aeroport” thotë njoftimi urgjent, sipas “CBS News”.

Ndërkohë që zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby u shpreh sot se koordinimi me talebanët është më se i nevojshëm. Ai theksoi se nuk ka pasur “asnjë ndërveprim armiqësor” midis talebanëve dhe trupave amerikane.

John Kirby theksoi se misioni ushtarak i Pentagonit vazhdon të jetë mbajtja e kontrollit të aeroportit. Më shumë se 5200 trupa amerikane janë në terren në Kabul. Rreth 7,000 njerëz janë evakuuar nga ushtria amerikane që nga 14 gushti.