Një shifër e lartë të infektuarish me Covid është konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Në raportin e ministrisë bëhet me dije se nga 3 101 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 143 raste të reja dhe dy persona kanë humbur jetën. Prej tyre në Shkup – 79, Gostivar – 16, Kërçovë – 12, Dibër – 8, Kumanovë – 7, Tetovë dhe Strugë – nga 6, Radovish – 3, Strumica – 2, Kavadari, Kriva Pallankë, Berovë dhe Makedonski Brod – nga 1 secili qytet.

MSH informon se kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Tetova, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa ISHP ka regjistruar 32 pacientë të shëruar. Me raste e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 158.164, prej të cilëve 150.556 janë shëruar, ndërsa 5.509 kanë ndërruar jetë./abcnews.al