Nga Frida Krifca – drejtoreshë e AZHBR/
Turizmi Rural eshte nje koncept me te cilin si #AZHBR filluam te punojme me dedikim ne vitin 2018. Me vizion te qarte per diversifikimin e fermes dhe ofrimin e nje alternative sherbimi turizmi rural ne fshat. Objektivi sigurisht ishte nxitja dhe pershpejtimi ekonomik lokal me efekt zinxhir ne te gjithe komunitetin. Objekte kulti, shtigje, vepra historike e rrenoja, ullinj qindra vjeçare, kala te gurta, jeta e ngadalte e fshatit, ngjyrat e bujkut e blegtorit ne stan, prodhuesit te mjaltit, mishit e perimeve, artizanit, mjeshtrit qe punon brumin, balten, leshin, drurin, gurin e metalin. Paraqesin interes per vizitore per te zbuluar identitetin rural te vendit tone. Natyra magjike nuk mjafton. Vizitoret shkonin ne nje mrekulli si Labova por nuk kishin ku flinin deri dje pasi nuk kish asnje strukture pritese apo shtepi fshati te hapur dhe ktheheshin ta kalonin natën në qytet, diku.

Keshtu, per kete vizion, bashkarisht me njerez te nxitur te investonin ne fshat edhe per shkak te nje regjimi fiskal favorizues, punuam për ndertimin apo shnderrimin e rikonstruksionin e 71 bujtinave, shtepive tradicionale apo investimeve te ndryshme ne turizem rural ne 33 bashki e 58 fshatra te ndryshem te Shqiperise duke shtuar kapacitetet per 1,331 shtreter dhe 588 dhoma. Injektuam financim e mundësuam investime ne sherbime akomoduese dhe rekreative nga stacione biçikletash, sistemime rrekesh, dyqane produktesh tipike e pista kuajsh nga Gruemirë në Malësi të Madhe, Lepurakë në Bulqizë, Lure ne Diber, Mamurras në Kurbin, Kurdari në Burrel, Gjinar në Elbasan, Voskopojë e Boboshticë në Korçë, Roshnik në Berat, Lin te Pogradecit, Bajkë në Delvinë, Muzinë në Sarandë, Prezë, Shën Gjergj, e Petrelë në Tiranë, Radë e Gjepalaj në Durrës, Qilarisht, Grabovë e Leusë në Përmet, në Peshtan e Nivicë në Tepelenë në Antigone në Gjirokastër e plot të tjerë, cep e më cep të këtij vendi të magjishëm, të bekuar me njerez shpirtplot e monumente historike e natyrore.

Fshati shqiptar ka filluar te shperfaqet ne dimensionin e trashegimise kulturore, arkitekturore dhe “jeta e ngadalte” (slow life) qe ndodh ne keto komunitete, ne qendra historike, mund te shijohet tashme ne kushte komode qendrimi e sherbimi qe do te vijojne te permiresohen e transformojne oferten turistike rurale. Mund te njihesh me njerezit ne shesh te fshatit, merr pjese ne punet e tyre, prodhon vete, kujdesesh dhe eksploron natyren, ben ngjitje ne shtigje e ne kala, shijon patjeter kulinarine madje merr dhe klasa guzhine e blen produkte te perpunuara me vete.

Per te pare nje shembull te ketij vizioni per transformimin e turizmit rural, madje dhe elitar, ndaluam me @blendifevziu ne Dhermi ku pame @zoe.hora. Kater prej bujtinave aty jane nxjerre nga germadhat me mbeshtetjen e #AZHBR nepermjet programit IPARD ?????.