Rezarta dhe Ermal Hoxha po kalojnë pushimet më të bukura që pas dasmës së tyre prandaj mund ta quajmë edhe një muaj mjalti për çiftin.

Ata ndodhen në Kretë, ku Rezarta ka qëndruar shumë aktive duke publikuar foto e video. Mirëpo postimet e fundit i kanë bërë ndjekësit të dyshojnë se biznesmenia është shtatzënë.

“Urime, shtatzëni të mbarë”, “Mos vallë je shtatzënë?”, janë disa nga komentet në foton ku Rezarta shfaqet e përqafuar me Ermalin dhe ky i fundit i ka vendosur duart te barku.

“Kujdes ku i ve duart er çuuunnn se kaq duan edhe fillojne aludimet pastaj”, i komenton dikush Rezartës dhe ajo i është përgjigjur, por jo konkretisht për shtatzëninë. “Hahahahaha heres tjeter sdo prekemi fare me mire se problem keto duart”, i shkruan Rezarta.

Po ashtu në një foto tjetër biznesmenia shfaqet me barkun paksa të fryrë duke shtuar dyshimet, megjithatë komentet e lajmet mbeten në kuadrin e thashethemeve derisa Rezarta të na thotë si qëndron e vërteta.