Një numër i madh vatrash zjarri po kërcënojnë prej ditësh Greqinë, duke lënë pas edhe dëme të mëdha në pyje dhe kullota.

Mirëpo ndërkohë që vatrat shtohen, në opinionin publik vendas ka filluar të zërë vend edhe ideja se disa prej zjarreve janë të qëllimshme. Dhe këtë qëndrim të tyre e përforcojnë shpesh edhe gjetjet e xhamave zmadhues apo bombolave të gazit nëpër pyje.

Sëfundmi, ekipet zjarrfikëse kanë gjetur disa bombola gazi në Argyroupoli, prania e të cilave aty është e pashpjegueshme.

Më herët, ekipet e shpëtimit gjetën edhe një xham zmadhues në një tjetër zonë pyjore, i cili duke reflektuar rrezet e diellit në një vend mund të ndezë zjarr.