Në orët e kaluara është folur për një shkëmbim të bujshëm mes Juventus-it dhe Barcelona-s, që do të kthente në bazë Arthur dhe Pjanic. Megjithatë, klubi blaugrana duket se ka refuzuar ta marrë mbrapsht braziliani. Lojtari është i dëmtuar aktualisht, por ideja për të ndërruar ambient mbetet e gjallë, sipas lajmeve që vijnë nga Spanja.
Sipas Don Balon, për Arthur mund të ketë tre rrugë: një që çon në Itali, te Roma e Mourinho-s, dhe dy në Londër, te Tottenham dhe Arsenal. Ide këto që duhet të marrin formë në dimër, kur dëmtimi do të jetë hedhur mbas krahëve.