Pas dy javë përpjekjesh nuk ka më vatra zjarri në Karaburun. Lajmi e bën të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një status në rrjetin social Facebook. Këtë të mërkurë, një tjetër vatër zjarri u riaktivizua në Karaburun, por pas ndërhyrjeve nga toka dhe ajri u shmang çdo përhapje e mundshme e flakëve.
Ndërhyrja e shtabit të emergjencave dhe forcave ushtarake bënë të mundur që të ruhej Parku Kombëtar i Llogorasë. Ministri Peleshi ka falenderuar punonjësit që janë angazhuar këto ditë, por sipas tij beteja me zjarret ende s’ka mbaruar.
Sipas të dhënave nga Shtabi i Emergjencave në qarkun e Kukësit ka ende vatra aktive, konkretisht në majën e Rrunes. Për izolimin e vatrës jane angazhuar 10 forca zjarrfikëse, punonjës të pyjeve dhe banorë të zonës. Ndërsa në Bashkinë Tropojë ka dy vatra, konkretisht ne fshatin Betoshe dhe Dragobi, ku stafi i emergjencave po vijon operacionin për shuarjen e flakëve.