Me këto teknika, askush nuk do të jetë në gjendje që t’ju hip mbi kokë. Argumentet janë pjesë e jetës dhe është mëse normale që ndonjëherë të ndodhemi në një situatë konflikti. Meqenëse askush nuk është në gjendje të kontrollojë njerëzit e tjerë, ne duhet të fillojmë me veten dhe të mësojmë se si të qëndrojmë të qetë edhe kur duket e pamundur. Edhe pse edhe disa hormone thjesht na detyrojnë t’i dorëzohemi situatës dhe të vazhdojmë të nxisim një grindje, lajmi i mirë është se ka mënyra për ta parandaluar atë. Zbatoni këto teknika dhe do t’ia dilni mbanë.
Ndaloni dhe merrni frymë -Duke marrë frymë thellë, sistemi juaj nervor qetësohet. Në gjendje qetësie dhe relaksi e bën mendimin tuaj më racional.
Dëgjoni të tjerët-Komunikimi na ndihmon të shmangim keqkuptimet. Aftësia për të dëgjuar njerëzit e tjerë na lejon të shmangim përfundimet dhe gjykimet e nxitura. Prandaj, gjithmonë përpiquni të kuptoni mendimin e bashkëbiseduesit tuaj, dhe në rast situatash të diskutueshme, bëni çmos për të arritur një kompromis.
Jini të sinqertë-Jini të sinqertë me palën tjetër dhe tregojini asaj se çfarë ju shqetëson. Nëse vini në dukje gjëra që ju shqetësojnë, do të shmangni konfliktet më të mëdha. Mundohuni të mos ngrini zërin tuaj në situata konflikti, sepse kjo duket nga ana tjetër si një shenjë e keqkuptimit dhe si një kërcënim i qartë.
Shikoni situatën nga të gjitha këndvështrimet-Mos u mërzitni shumë, por ndaluni dhe shikoni situatën nga një këndvështrim tjetër. Mund të kuptoni që edhe ju jeni pak gabim. Mos harroni se gjëja më e rëndësishme është të qëndroni të qetë në situata të tilla, edhe kur të tjerët ju nxisin të vazhdoni diskutimin, sepse duke vazhduar nuk po dëmtoni askënd përveç vetes.