Nga Albert Lovato/
Kur erdhi Nottis në Tiranë çfarë nuk thanë. U përgjigj me 1 fjali. Fëmijët e mij i rriti një nënë shqiptare.
Tani janë vërsulur si ujqër ndaj Bregoviç, një tufë individësh që kërkojnë protagonizëm apo vëmendje të panevojshme.
Shumë prej tyre janë turp që ekzistojnë mediatikisht e jo më që reklamohen.
Deri më sot ende spo gjej asnjë video fakt e provë kundër një këngëtari që po linçohet politikisht. Në Korçë qytetarë e saj duket se e mirëpresin siç dinë ata me mençurine e tyre.
Kujt nuk i pëlqen nuk shkon.
Nuk mundet që një grup të detyrojë pjesën tjetër të mos dëgjojë muzikën që i pëlqen pasi duan vëmendje të panevojshme e protagonizëm pseudo nacionalist. Sa për patriote, ata Korca e Shqipëria halle madhe i ka nxjerë në ditët e saj më të vështira.
Disa sulmojnë një këngëtar për përfitime publike e mediatike, disa të tjerë nga injoranca askush nuk e bën se është patriot, por pseudo nacionalist injorant ose minimalisht vullnetar i padijes së tij.
Me mendjen e tyre nuk duhet të dëgjojmë as muzikë greke e italiane, le anglezët e amerikanët pastaj. Skanë asnjë ndryshim nga spiunet e lagjeve apo turmat qe burgosnin si armiq e tradhetarë të rinjtë dikur në diktaturë se dëgjonin muzikë jugosllave, italiane, greke e angleze.
Në Shqipëri kane bërë burg për Bitellsat, sot duhet të rinë në shtëpi e mos dëgjojne një këngëtar, se disa kokë të nxehta e shprit trazuar nga militantizmi ekstrem pseuso nacionalist duan të shfaqen si patriote.
Mjer Shqipëria për këta patriotet e rinj që atdheut ja bëjnë luftën me muzikën. Mjer. Duken qartazi që kanë marrë ajër dhe ju shkon shumë shprehja se nacionalizmi po kthehet në strehen e fundit të maskarenjve.