Nga Hermes Kafexhiu/
Përpara se ta nisja shkrimin, më shkoi në mendje se shoqëria shqiptare ka arritur të nxjerrë shkrimtarë të përmasave internacionale si Kadare që është përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës, Kongoli dhe së fundmi Lea Ypi e vetmja shkrimtare shqiptare që prek mundësinë të botohet në Penguin Books, aty ku dy të parët nuk kanë mundur dot të botojnë.
Nga ana tjetër mendova dhe shoqërinë shqiptare të Kosovës që prej shumë vitesh rreshtohet në vendet konkurrues për filmin me metrazh të shkurtër, ku së fundmi u shfaq dhe në Kanë.
Pra, shoqëritë tona kanë hyrë në rrugën e misioneve, në rrugën e ndërtimit të kulturës tonë me përmasa internacionale siç i theksova më sipër.
Rrëfimi në vetvete është një aftësi, dëshirë, talent, mision që pavarësisht gjuhës në të cilën e flet, i prek të gjitha shoqëritë, e mbi të gjitha ndoshta është fusha më pranë parimeve të lirisë, më pranë universalitetit.
E bëra këtë parantezë për të treguar se në Nëntor në stendat e librit shqiptar do të mbrrijë botimi i Lea Ypit “Free”. Unë u njoha me figurën e Lea Ypit përmes një interviste virtuale që ajo jepte në një nga mediat më të njohura në vend. Më pas pata interesin për të kërkuar rreth saj, edhe pashë që përtej lavdërimit të mbingarkuar, profesoresha jonë e nderuar në Londër ishte një vlerë e madhe e shoqërisë e tonë, e mbi të gjitha një vlerë e nevojshme e letërisë.
Nga kërkimi rreth punës së saj munda të lexoj disa shkrime në anglishten time të çalë me ndihmën e përkthimit në Google, por më shumë se të kërkoja fillova ta dëgjoj intervistat e saj me shumë vëmendje, duke mos e idealizuar aspak nga simpatia e saj që ndoshta mund të më manipulonte aq shumë sa tja lavdëroja dhe përmbajtjen, po u thellova në mendimet e saj, në rrëfimin e saj dhe mbi të gjitha në iniciativën e saj për të sjellë një libër të munguar në Shqipëri. Libri i Lea Ypit me shumë mundësi do të ndajë epokën e tregimeve mbi sistemin komunist dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojë të hapi rrëfimin për çka ka ndodhur në jetën pas komuniste. Kjo duhet të na bëj krenar në një farë mënyre sepse në 100 vjeçarin tonë foshnjarak të shtetformimit kemi paragjykuar përherë vetveten si të dobët, të paaftë, të mbrapsht ndërkohë që fakti që rrëfimi nuk ndalon për të treguar jetën e shoqërisë tone, hedh hapin universal të pavarsisë tonë shoqërore të merituar.
Prandaj letërsia hyn në profesionet e mëdha që mundin të krijojnë fuqi konkurruese me forca të tjera ndikimi sepse ndihmon këndvështrimin shoqëror ta shohi vetveten pozitivisht, nis ta zgjoi, ta ngrejë nga çastet e veta të vështira. Letërisa e Lea Ypit do të hedhi hapin e një Shqipërie më të rritur, më pak infantile dhe me pranë edukimit të përhershëm.
Shkrimtarja na njeh me një këndvështrim shoqëror ende të panjohur mirë nga ana jonë, procesin e kërkimit të vetes. Rrëfimi i saj hedh hapin për të përçuar mesazhet e mëdha të vështirësisë që japin imponimet, gjykimet e paformuara, mungesa e kulturës, institucionet që janë ende të reja dhe mbi të gjitha ajo përcjellë mesazhin universal të rëndësisë për të bërë shoqërinë të kuptojë nëpërmjet rrëfimit, se ne i japim vet fuqinë shoqërisë për ta bërë atë më autonome, për ta kërkuar vetë lirinë, për mos tu ankuar në atë pikë që e ndalojmë rritjen tonë.
Lea Ypi ndërton një imazh letrar që sjell për lexuesin shqiptar një sistem të ri edukativ të munguar në letërsi. Rrëfimi i saj thjeshton mënyrën për t’i kuptuar gjërat më mirë, për tu shkëputur nga imazhet e idealizuara, për të kuptuar dinamikën e ndryshimit global, për të treguar se idetë socialiste të përziera me ato nacionaliste treguan në histori se përpjekja për ta zhvilluar shoqërinë do të kishte një fund dhe mbi të gjitha njohjen e demokracisë.
Letërsia e saj na njeh me zhvillimin e jetës njerëzore, sesi shoqëritë në shumë raste nuk munden të jenë përherë fikse sipas ideve. Siç thotë ajo vetë në rrefimin e saj “Format konkrete i tradhëtojnë idetë.”
Lea Ypi dhe rrëfimi i saj vendosin shoqërinë tonë në një përvojë të re të pozitivizmit, të forcës për të shtyrë vetveten drejt zhvillimit. Letërsia e saj na shtyn edhe më pranë besimit për të ndihmuar historinë tonë që mos të falimentojë dhe për ta treguar shoqërinë shqiptare si një vlerë e madhe e njerëzimit që me shumicën e shoqërive të zhvilluara, sipas vet asaj, më shumë gjëra na bashkojnë se na ndajnë. Për të thyer kufijntë e shëmtuar të sovraniteteve dhe për ta parë diversitetin jo si stimul për ta përjashtuar por për të ruajtur të përbashktën.
Edhe për ta mbyllur rrëfimi i saj tregon dhe aftësinë e shoqërisë tonë për ta menaxhuar lirinë, veçanërisht në pjesën kur ajo rrëfen në librin e saj sesi nëna ish e persekutuar me një urrejtje të madhe ndaj sistemit komunist, nuk arriti ta ndikonte në formimin e saj ideologjik që nuk i shkonte për shtat trashëgimisë. Ajo rrëfen sesi njeriu ka aftësinë të shoh dhe të kuptoj vet zgjedhjet e veta dhe të pranojë realitetin e përbashkët. E në këtë pjesë më kujtoi dhe veten, sepse kemi ecur në të njëjtin lumë nga ku trashëgimia e mendimeve ideologjike të familjes time nuk mundi të më ndikonte në kohë për ta parë lirinë të imponuar, për ta parë vetveten si një trup që kalon përherë në ekpserienca të pandalshme nga ku fuqia më e madhe mbetet aftësia për të përsosur procesin tonë të edukimit.
Letërisa e Lea Ypit është një letërsi pranë asaj që ne kemi më shumë nevojë, edukimit.
Lexim të mbarë!