E ardhmja e Cristiano Ronaldos mbetet e paqartë. Sipas “El Chiringuito”, sulmuesi portugez i është ofruar Real Madridit, megjithatë presidenti Florentino Perez e ka mohuar një rikthim të tij. Sipas raportit, Cristiano Ronaldo do të ishte i gatshëm të ulte pagën. Sidoqoftë, problemi qëndron se Florentino Perez nuk do të pranojë.
Ai beson se CR7 është një legjendë e klubit, por nuk mendon se rikthimi i tij është ajo çfarë klubi ka nevojë. Ishte trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti i cili mohoi se ka kërkuar rikthimin e yllit portugez. Qëllimi i Perez është transferimi i Mbappes. Dy javë para mbylljes së afatit kalimtar, francezi mbetet ende një lojtar i PSG-së.