Barcelona dhe Juventusi do të luajnë për trofeun Joan Gamper sonte me fillim nga ora 21:30 në ‘Camp Nou’. Kjo do të jetë ndeshja e parë e katalanasve pa ikonën e tyre, Leo Messin, i cili zyrtarisht është larguar nga klubi.

Ai sot nga ora 12:00 do të mbajë një konferencë për media për të rrëfyer gjithë situatën në të cilën ndodhet. Në anën tjetër, ish-skuadra e tij, Barcelona do ta luajë një ndeshje përgatitore pa të.