“Ai më tha se Chelsea ishte ëndrra e tij dhe në një javë e kuptova pse ishte aq i vlerësuar”, – tha trajneri i zikaltërve. Dhe sipas të gjitha gjasave, trajneri gjerman do ta aktivizojë si debutues sot, që nga minuta e parë, në një ndeshje kurrë banale në Londër: derbi kundër Arsenalit. Lukaku do të veprojë si sulmuesi i parë dhe i vetëm, i mbështetur nga Mount dhe Havertz mes linjave.

Në mesfushë do të jetë dyshja Kanté-Jorginho me Hudson-Odoi dhe Alonso për ta kompletuar repartin nga jashtë. Në mbrojtje, Azpilicueta, Christensen dhe Rudiger për të mbrojtur portën e Mendy.

Blutë e Londrës do të kenë përballë një Arsenal, që kërkon shpagim pas “nokautit” debutues kundër Brentford. Mikel Arteta është i orientuar drejt një zgjidhjeje ofensive me Martinelli si referencë, i shoqëruar nga Smith Rowe, Saka dhe Pepé. Në mesfushë do të jenë Lokonga dhe Xhaka, ndërsa mbrojtja do të udhëhiqet nga White e Mari, me Chambers dhe Tierney në krahë. Leno do të mbrojë portën.

Ja formacionet e mundshme:
ARSENAL (4-2-3-1): Leno; Chambers, White, Mari, Tierney; Lokonga, Xhaka; Pepé, Smith Rowe, Saka; Martinelli.
CHELSEA (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; Hudson-Odoi, Kanté, Jorginho, Alonso; Mount, Havertz; Lukaku.