Leonardo Spinazzola ka zbuluar se është duke e shkruar një libër për eksperiencën e tij me Italinë në Kampionatin Evropian 2020, përfshirë edhe lëndimin. Ai ishte rrugës për ta fituar çmimin e Lojtarit më të mire të Kampionatit me dy çmime “Man of the Match” para se rrugëtimi i tij të përfundonte në çerekfinale ndaj Belgjikës, ku u lëndua rëndë. “Po punoj shumë dhe duke i pare rezultatet, po ndjehem i lumtur. Triumfi në Euro 2020 ishte dita më e mire në jetën time, përjashtim bën lindja e fëmijës tim. Nuk do të kisha kërkuar më mire në karrierën time. Gjatë lojës së Belgjikës, mendova se duhej të ndodhte në atë mënyrë, por 30 minuta më vonë unë tashmë po mendoja se si do të kthehesha” – u shpreh Spinazzola.
Italia shkoi në kohën shtesë nga Austria në raundin e 16, duke fituar 2-1 me golat e zëvendësuesve Federico Chiesa dhe Matteo Pessina. “Ky ishte testi më i vështirë që kishim deri në atë moment, ata ishin intensivë dhe agresivë, por kjo ishte edhe kur kuptuam se ishim një ekip i madh. Ne luftuam kundër vështirësive dhe kurrë nuk u dorëzuam” – tha ai
Ky besim u fut gjithashtu nga trajneri Roberto Mancini dhe ndihmësi i tij dhe shoku i mirë Gianluca Vialli. “Trajneri ishte i frikshëm që në fillim, ai na tha menjëherë se ne mund ta fitonim këtë. Gianluca është njeriu i mençur i grupit, ai gjithmonë gjen fjalët e duhura në kohën e duhur. Pak fjalë, por ato me thellësi të vërtetë për to” – vazhdoi lojtari i Romës.
Spinazzola zbulon planet për ta përdorur këtë kohë jashtë lojës për të shënuar kujtimet e tij për EURO 2020 në një libër. “Do të jetë një libër mbi Euro sesa për jetën time. Do të përpiqem të tregoj atë që përjetuam gjatë atyre ditëve të jashtëzakonshme. Ajo që ishim, çfarë jemi dhe do të jemi, është në një libër që duhet të dalë në shtator ose tetor” – zbuloi ai.