Qytetarët e BE -së tani përbëjnë më shumë se një të tretën e të gjitha aplikimeve për shtetësi në Britaninë e Madhe, tregojnë statistikat. Rreth 37 për qind e të gjitha kërkesave të paraqitura ishin nga qytetarët e BE -së, nga 12 për qind në vitin 2016, sipas të dhënave të publikuara nga ministria e Brendshme. Aplikimet për shtetësinë britanike nga qytetarët e BE-së u rritën 83 për qind nga viti i kaluar në 74 384, numri më i lartë në një periudhë 12-mujore që kur filluan regjistrimet e krahasueshme në 2004.

Zyra e Brendshme theksoi ‘’se kjo rritje ka të ngjarë të reflektojë më shumë njerëz që kërkojnë të konfirmojnë statusin e tyre në Britani pas referendumit të BE -së dhe daljes së vendit nga BE-ja’’. Që nga muaji mars i vitit 2019, qytetarët e BE -së që banojnë në Britaninë e Madhe, dhe anëtarët e familjeve të tyre, kanë qenë në gjendje të aplikojnë në sistemin britanik të lejeve për të vazhduar jetën në Britaninë e Madhe.