Me rritjen e rasteve për shkak të variantit Delta, shumica janë të shqetësuar se vaksinat mund të mos jenë efektive. Por sipas të dhënave nga provat klinike, vaksina Johnson & Johnson është 71% për qind efektive kundër shtrimit në spital dhe 96% efektive kundër rrezikut të vdekjes nga varianti Delta.
Kjo është prova e parë klinike në botën reale rreth efektivitetit të vaksinës kundër variantit Delta. Rreth 500,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në Afrikën e Jugut morën pjesë në studim.
Rezultatet paraprake u raportuan nga Ministria e Shëndetësisë e Afrikës së Jugut në një konferencë shtypi në fillim të këtij muaji por nuk janë botuar ende në një revistë shkencore.