Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid është shprehur se siguria e grave është përgjegjësia e tyre. Aljazeera shkruan se gjatë një deklarate Mujahid u shpreh se ekipet që kanë nuk janë trajnuar për trajtimin e grave dhe për këtë arsye u kanë kërkuar atyre që të qendrojnë në shtëpi. “Ndonjëherë ekipet tona të sigurisë nuk janë të trajnuar sa duhet në trajtimin e grave. Kështu ata ndonjëherë hasin probleme për atë arsye.
Kështu që ne kemi kërkuar që gratë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, derisa të zhvillojmë një procedurë. Ata nuk do të hiqen nga puna. Ato do të vazhdojnë të marrin pagat e tyre, edhe nëse nuk shfaqen në punë,” tha ai.