Sot ishte ditë vizitash mjekèsore te Juventusi, që ka përforcuar sulmin me Kaio Jorge dhe të gjithë tifozët e ekipit italian janë kuriozë të shohin talentin brazilian me fanellën bardhezi.
Plot 4 milion euro i kushtoi Juves kartoni i sulmuesit 19-vjeçar, teksa shtohet një bonus i vogël dhe përqindje rishitje. Ish-trajneri i tij te Brazili U17, Guilherme Dalla Dea thur elozhe për lojtarin ofensiv në deklaratën e dhënë për GDS.