Pjesëmarrja në emisionin “Për’puthen” i dha famën e dëshiruar personazheve që morën pjesë në këtë program, duke i hapur më lehtë dyert e së ardhmes.
Tashmë që janë personazhe publikë, ish-konkurrentët e “Për’puthen” kanë marrë oferta nga televizione të ndryshme për projekte nga më të shumëllojshmet, ndërsa burime për “Vip Magazine” bëjnë me dije se Tea Trifonin do ta shohim shumë shpejt në ekran.
Ajo është parë së fundmi në ambientet e “Top Channel” dhe burimet konfirmojnë se shumë shpejt, ajo do të jetë moderatore në një prej emisioneve të këtij televizioni.
Ndërkohë, ende nuk kemi asnjë konfirmim nga Tea lidhur me këtë lajm. Ish-konkurrentja ishte një ndër personazhet më të komentuar të “Përputhen”, e cila u kryqëzua për lidhjen fallso me Andin dhe më pas bëri bujë me ndarjen nga Berati.
Tashmë, ajo duket se ka gjetur dashurinë në krahët e një tjetër djali me të cilin është parë të shoqërohet së fundmi.
Emri i të dashurit të Teas është Enkeleo Hoxha, dhe këtë na e konfirmoi edhe Xhani Demika, mik i Teas, i cili atë natë publikoi video duke bërë “tag” Enkeleon nga vendi i shumëpërfolur!
Po ashtu edhe varësja është po e njëjtaa. Një detaj tjetër që bien në sy është se Enkeleo ndiqet edhe nga motra e Teas, jo vetëm nga ish-konkurrentja dhe po ashtu nga Fationi.