Shoqata e Prodhuesve të Birrës Shqiptare ka reaguar pas debatit të krijuar në rrjetet sociale dhe në disa media për ftesën që Bashkia Korçës i ka bërë këngëtarit serb, Goran Bregoviç. Në deklaratën e Shoqatës së Prodhuesve të Birrës theksohet se ftesa për këngëtarin është bërë nga Bashkia e Korçës, dhe se kjo e fundit vendos për programin muzikor. Por për Shoqatën e Prodhuesve të Birrës Shqiptare shqetësim përbërë largimi i Birrës Peja nga Festa e Birrës në Korçës. Sipas Shoqatën e Prodhuesve të Birrës Shqiptare, largimi i Birrës Peja është në tentativë për të dëmtuar konkurrencën dhe Festën e Birrës.
Shoqata e Prodhuesve të Birrës Shqiptare shton më tej në deklaratën e saj se Birra Peja lëndën e saj të parë për këtë industri e merr nga Serbia: “Si ka mundësi që birra Peja një pjesë të lendeve te para për këtë industri, i merr nga Serbia, dhe kjo s’përbën asnjë problem … por ja që për birrën Peja produkti muzikor që vjen nga Serbia nëpërmjet një kengetari …qenka problem?! “ “Ndjejmë keqardhje te madhe për largimin nga kjo feste te birrës Peja, …..qe duke gjetur një sebep se po na vjen për të kënduar një këngëtar serb është tërhequr nga kjo feste!
Duam te njoftojmë gjithë dashamirësit e birrës vendase shqiptare se kjo tërheqje e birres Peja, me shume duket si një pretekst ..për të dëmtuar këtë feste të bukur .. se sa një levizje e tipit partizano patriotik ..sepse po të jetë kështu, si ka mundësi që birra Peja një pjesë të lendeve te para për këtë industri, i merr nga Serbia, dhe kjo s’përbën asnjë problem … por ja që për birrën Peja produkti muzikor që vjen nga Serbia nëpërmjet një kengetari …qenka problem?!
Shoqata e prodhuesve te birrës vendase shqiptare, edhe njëherë inkurajon organizatoret e festes se birrës dhe fton qytetaret nga Korça, nga Shqipëria, nga trevat shqiptare dhe vendet e rajonit, ti bashkohen kësaj tradite te mrekullueshme te kontaktit te birrës shqiptare me konsumatoret e saj”, thekson Shoqata e Prodhuesve të Birrës Shqiptare.
DEKLARATE E SHOQATES SE PRODHUESVE TE BIRRES SHQIPTARE Kemi ndjekur këto dite debatin për ftesen qe bashkia e Korçes i ka bere këngetarit serb Goran Bregovic, per te performuar nga bagazhi i vete artistik ne festen e birrës në qytetin e Korçës!Është plotesisht e drejte e tyre si organizator te festes qe te mendojnë për programin muzikor qe mbështet ketë feste. Festa e birrës në Korçe tashme është një tradite e bukur disa vjeçare e manifestimit të dashurisë dhe respektit qe qytetaret e Korçës, gjithë Shqipërisë, të trevave shqiptare dhe nga shume vende fqinje dhe me larg….ushqejnë për industrinë vendase te prodhimit të birrës, per birrën shqiptare për cilësinë dhe shijen e saj te mrekullueshme!
Shoqata e prodhuesve te birrës shqiptare e mbështet dhe e inkurajon ketë festë kaq te bukur .. dhe fton gjithë qytetaret te marrin pjese masivisht për te festuar se bashku! Njëherësh ndjejmë keqardhje te madhe për largimin nga kjo feste te birrës Peja, …..qe duke gjetur një sebep se po na vjen për të kënduar një kengetar serb është tërhequr nga kjo feste! Duam te njoftojme gjithe dashamirësit e birrës vendase shqiptare se kjo tërheqje e birres Peja, me shume duket si një pretekst ..për të dëmtuar këtë feste të bukur .. se sa një levizje e tipit partizano patriotik ..sepse po të jetë kështu, si ka mundësi që birra Peja një pjesë të lëndeve te para për këtë industri, i merr nga Serbia, dhe kjo s’përbën asnje problem … por ja që për birrën Peja produkti muzikor që vjen nga Serbia nëpërmjet një kengetari ..qenka problem?!
Shoqata e prodhuesve te birrës vendase shqiptare, edhe njëherë inkurajon organizatoret e festes se birrës dhe fton qytetaret nga Korça, nga Shqipëria, nga trevat shqiptare dhe vendet e rajonit, ti bashkohen kësaj tradite te mrekullueshme te kontaktit te birrës shqiptare me konsumatoret e saj. Shoqatën e Prodhuesve të Birrës Shqiptare