Një tërmet i fuqishëm ka goditur kombin Karaib të Haitit, duke vrarë të paktën 29 persona.
Tërmeti me magnitudë 7.2 ballë goditi perëndimin e vendit sot në mëngjes, duke rrëzuar dhe dëmtuar ndërtesat, përfshirë kishat dhe hotelet.
Kryeministri i vendit ka deklaruar se kishte “dëme të mëdha” në pjesë të vendit dhe ai po shpallte një gjendje të jashtëzakonshme një mujore. Haiti është ende duke u shëruar nga një tërmet shkatërrues i vitit 2010.