Raphael Varane është një lojtar i ri i Manchester United.

Klubi anglez ka surprizuar tifozët duke zyrtarizuar francezin pak minuta para fillimit të ndeshjes kundër Leeds në Premier League.

Në të vërtetë gjithçka ka qenë e studiuar në çdo detaj, sepse mbrojtësi është paraqitur direkt në fushën e Old Trafford: veshje elegante, fanellën e Red Devils me numrin 19 dhe një buzëqeshje të madhe për të nisur aventurën e tij të re.

Pritja e tifozëve ka qenë drithëryese.