lk Crate Challenge është një sfidë e rrezikshme, që ditët e fundit ishte bërë mjaft e njohur, veçanërisht në TikTok, aq sa rrjeti social mjaft i përdorur nga të rinjtë ka njoftuar heqjen e thurrjeve dhe videove në lidhje me këtë temë.
Jehona e Sfidës së Arkave të Qumështit, një sfidë që synon ngjitjen deri në majë dhe pastaj zbritjen nga disa arka plastike qumështi në formën e një piramide, ndërsa ruhet ekuilibri, erdhi nga SHBA-ja dhe për ata që u tunduan, paralajmërimi ishte se “është diçka e rrezikshme”.
“Videot virale janë argëtuese, por një qafë e thyer nuk është aspak”, paralajmërojnë ekspertët. Reperi Snoop Dogg e quajti sfidën “ura e v de kjes”. Madje edhe disa ekspertë mjekësorë nuk pajtohen me këtë sfidë.
“Për shkak të lartësisë së arkave të qumështit, rrezikohet të dëmtohet gjithçka nga koka tek këmbët” tha Rajëinder Deu, profesor i kirurgjisë ortopedike në Universitetin “John Hopkins” për “USA Today”. “Unë pres miratimin e FDA -së, para se të marr pjesë në Sfidën e Arkave të Qumështit”, ironizoi në Tëitter, disa ditë më parë, komediani Conan O’Brien.
Agjencia rregullatore amerikane iu përgjigj: “Megjithëse merremi me qumështin, ne nuk mund t’ju këshillojmë ta provoni. Ndoshta mund t’ju sugjerojmë të shijoni një gotë të mire qumështi dhe të ktheni të gjitha arkat në supermarket?”./