Atletja Luiza Gega është kualifikuar për ne finalen e garës së 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Gega garoi sot ne baterinë e dytë te kësaj disipline, ku u klasifikua e pesta me kohën 9’23″85. Për pasojë, ajo siguroi kualifikimin për në finalen e 4 gushtit.

Në klasifikimin e përgjithshëm te kësaj gare, pas 3 baterive, Gega u rendit në vendin e 11-të mes 41 atleteve. Në finale shkuan 15 më të mirat.

Një paraqitje e jashtëzakonshme e Gegës, që vijon konkurrimin, duke treguar se është një kampione e madhe. Ajo është atletja e vetme shqiptare ende në garë në Olimpiadë.