Misioni i fundit i Tom Cruise nuk shkoi ashtu siç pritej, por ishte akoma një sukses. Me siguri familja Webb nuk mendoi se ndoshta në një moment kopshti i madh i shtëpisë së tyre do t’i shërbente Tom Cruise si pistë për helikopterin e tij. Gjatë xhirimeve të filmit “Mission: Impossible”, aktori u informua në minutën e fundit se aeroporti lokal në Coventry, Angli ishte mbyllur përkohësisht, kështu që iu desh të gjente një vend tjetër për të ulur helikopterin e tij.

“Nuk ka thanë se ishte Tom Cruise. Na thanë se ai ishte një njeri i famshëm që e kishte me nxitim dhe thjesht duhej të ulte helikopterin e tij. Ne pranuam ”, thotë pronari i shtëpisë, Allison Webb për BBC.