Trajneri i Borussia Dortmund, Marco Rose, ka insistuar se Erling Haaland mund të qëndrojë në Borussia Dortmund edhe pas sezonit 2021/2022. Haaland ka kohë që lidhet me një transferim të mundshëm të gjigantët evropian si; Barcelona, City, Real Madrid etj… por duket se tani për tani s’do të largohet nga Bundesliga.

“Ai ka ende kontratë afatgjate me ne. Vetëm sepse flitet se ai mund të largohet vitin e ardhshëm nga Dortmund, nuk do të thotë se do të ndodhë”, tha Rose për Sport Bild. “Në fund, Erling është ai që vendos për të ardhmen e tij. Sido që të jetë, ne jemi të lumtur që ai aktualisht luan për ne dhe kush e di, ndoshta do të jetë më shumë se vetëm edhe një sezon për të shkruar histori të jashtëzakonshme këtu”.

Haaland ka statistika të frikshme që kur i është bashkuar Dortmundit. Ai deri më tani ka bërë 62 paraqitje dhe ka shënuar po aq gola, 62 – pra një gol për ndeshje.