Gjumi i mirë është thelbësor në mënyrë që të kemi energji gjatë pjesës tjetër të ditës. Përveç 7-8 orëve të gjumit të nevojshëm për të pushuar, ka disa sekrete të tjera të vogla për t’ju ndjerë më energjik ditën që vijon.
Gjumi duhet të mbulojë 85% të kohës që kalojmë në shtrat-Nuk duhet ta lidhim shtratin dhe dhomën e gjumit me aktivitete të tjera përveç gjumit dhe seksit, theksojnë ekspertët.
Duhet të fikim TV dhe çdo pajisje elektronike shumë më pare-Ekspertët thonë se përdorimi i pajisjeve elektronike para gjumit mund të shkaktojë pagjumësi dhe presion të lartë të gjakut. Ekranet ndriçues të të gjitha llojeve mund të veprojnë si stimulues, kështu që është mirë t’i shmangni ato para se të shkoni në shtrat.
Darka duhet të jetë e lehtë-Një vakt i shijshëm edhe 2 orë para gjumit mund të zgjojë sistemin tretës duke na mbajtur zgjuar. Alkooli gjithashtu mund të shkaktojë përgjumje, por mund të prishë fazat e hershme të gjumit. Përveç kësaj, shumë lëngje para gjumit do t’ju detyrojë të vizitoni tualetin disa herë gjatë natës.