Edhe pse Italia e Roberto Mancinit u shpall kampione Europe në EURO 2020, vendi i parë në renditjen e FIFA-s është ende pronë e Belgjikës. Në renditjen e muajit gusht ka disa ndryshime në 10 kombëtaret më të mira dhe skuadra e Roberto Mancinit është katapultuar edhe me dy pozicione. Italia renditet tani në vendin e pestë, ndërkohë që Anglia është një pozicion më lart. Në podium ka ndryshime, pasi Brazili është ngjitur i dyti dhe ka ulur një shkallë më lart Francën kampione bote në fuqi.
Edhe Argjentina, kampione e Amerikës së Jugut, e ka përmirësuar pozitën e saj, duke u ngjitur në vendin e gjashtë. Rënien më të madhe e ka pësuar Portugalia, -3 pozicione, që tani është e teta. Por, rekordin e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë futur në renditjen e 10 kombëtareve më të mira. Nga vendi i 20-të, ata janë të nëntët tani, kurse Meksika mbyll “top 10”.