Turqia bën të detyrueshme marrjen e vaksinës antiCovid për stafet dhe nxënësit në shkollat e mesme dhe universitete. Sipas ministrit të Shëndetesisë, Fahretin Koxha, është masë për të zhvilluar mësimin në klasë në shtator.
“Këtë vit shkollat do të hapen në datën e caktuar dhe mësimi do të zhvillohet në klasa. Kjo është e padiskutueshme sepse kemi si ar më vaksinën. Ndaj bërjen e injeksionit antiCovid nuk mund ta lemë më në dorë të qytetarëve. Mësuesit, pedagogët, studentët dhe adoleshentët duhet të bëjnë patjetër vaksinën. Në të kundërt duhet të vërtetojnë rregullisht që nuk janë bartës të virusit duke bërë një test PCR”
Ministri u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë dozën e trete të vaksinës për të rritur mbrojtjen ndaj Covid19. Ai njoftoi se së shpejti vaksina vendase Turkovac do të aplikohet te qytetarët si dozë e tretë.