Twitter ka hapur mundësinë e regjistrimit në shërbim edhe nëpërmjet llogarive Google ose Apple. Pesëmbëdhjetë vjet pas fillimit të tij, rrjeti social mirëpret qasjen e palëve të treta, megjithëse me kufizime. Në fakt, nëse regjistrimi me profilin e Google funksionon si në internet, ashtu edhe nga aplikacioni, regjistrimi me llogarinë Apple do të jetë i vlefshëm vetëm nëse përdorni një pajisje Apple, iPhone ose iPad. Sipas asaj që u komunikua nga kompania, në iOS mbështetja për hyrje përmes internetit, nga Safari ose një shfletues tjetër, do të arrijë më vonë.
Tëitter ka testuar funksionalitetin në versionin beta të aplikacionit për ca kohë, para publikimit global në orët e fundit. Ata që regjistrohen për herë të parë, do të duhet të identifikohen vetëm me Google ose Apple, të tregojnë datën e lindjes dhe emrin e përdoruesit të preferuar për shërbimin. Në qasjet e mëvonshme, në rast të daljes nga faqja ose nga aplikacioni, do të jetë e mundur të regjistroheni duke përdorur të njëjtën Google ose Apple ID, si në rastin e regjistrimit.
Një problem i mundshëm me funksionalitetin qëndron në faktin se, duke mos krijuar një hyrje vetëm për Tëitter, përdoruesi nuk do të jetë në gjendje të rivendosë një fjalëkalim individual për rrjetin, sepse kjo do të lidhej me llogarinë e parë të hyrjes. Në fillim të këtij viti, Twitter tha se rritja e përdoruesve do të ngadalësohet në vitin 2021, në krahasim me vitin 2020. Vënia në dispozicion e opsioneve të regjistrimit të palëve të treta mund të ndihmojë në mbajtjen e trendit të lartë, pa humbur shumë përdorues në planin afatgjatë.