Prej disa javësh në media po qarkullon lajmi se këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Greta Koçi është fejuar me një djalë, i cili jeton në Austria.

Gjithashtu u tha se ajo së shpejti do t’i japi fund beqarisë dhe do të kurorzojë në martesë dashurinë.

Mirëpo, ditët e fundit ajo ndodhet ne Kosovë duke kaluar disa dite pushime me familjen, Enin dhe Gencin e me shumë mundësi edhe partnerin e saj të cilin është siguruar të mos e publikoi në Instagram.

Në një nga videot bie në sy unaza tradicionale e martesës të cilën këngëtarja e mban në gisht. Këtu kanë lindur edhe dyshimet se Greta i ka dhënë fund beqarisë në privatësi. Të gjithë presin një konfirmim nga këngëtarja, pse jo edhe pamjet nga ky çast shumë i veçantë.