Me rritjen e rasteve me koronavirus, kanë qenë të shumtë ata artistë shqiptarë të cilët kanë bërë thirrje për vaksinim. Së fundmi, ka qenë Mozzik ai që ka bërë postim në InstaStory duke u bërë apel ndjekësve të tij që ta marrin vaksinën sa më shpejt.

Ai po ashtu ka reaguar për rritjen e rasteve me Covid-19 në Kosovë, ku ditën e djeshme janë shënuar dy mijë e 236 raste të reja.
Kujtojmë se edhe vetë reperi më herët ka marrë vaksinën anti-Covid.