Greqia ka hyrë në ditën e parë të zbatimit të ligjit që e bën vaksinimin antiCOVID-19 të detyrueshëm në institucionet e kujdesit. Përballë përhapjes së variantit Delta, Greqia e ka bërë vaksinimin të detyrueshëm për të gjithë kujdestarët dhe personelin në shtëpitë për të moshuarit ose personat me aftësi të kufizuara.
Sipas ligjit, punonjësit e këtyre institucioneve duhej të vaksinohen sot, përndryshe kundër tyre do të zbatohet një pezullim i përkohshëm nga puna. Personeli infermieror në spitalet publike dhe klinikat private kanë afat deri më 1 shtator për t’iu nënshtruar kërkesës së vaksinimit, sipas të njëjtit ligj.
Dënime të konsiderueshme parashikohen, gjithashtu, në rast të një shkeljeje.